Saturday, March 31, 2012

E FSHEHTA 2000-VJECARE E YLBERIT




E FSHEHTA 2000 VJECARE E YLBERIT
(Pjesa E I-re)
I pari dijetar qe u perpoq te gjeje nje menyre racionale per prejardhjen e ylberit ka qene filozof.Ai quhej Aristotel dhe dukuria qe per te tjeret nenkuptonte paqetimin e zemerimit hyjnor,per te nuk ishte vecse natyrore.Ne epoken e tij,ne vitet 350 p.e.r,dishepujt e pitagores mendonin se qeniet e gjala ishin banesa te nje flake te brendshme.Ndricimi fosforeshent i syve te maces ne erresire ishte nje prove shume e qarte.Syri leshonte pra "dicka" qe duke arritur dhe dike u vendosur mbi objekte lejonte te paret e tyre.Aristoteli nuk i besonte kesaj,fare thjesht sepse ai nuk shihte naten.
Nderkohe nese kjo "dicka" ishte realitet,do te mundte sipas stines te ndriconte ne erresiren.Nga ana tjeter,Aristoteli qendronte pjeserisht besnik konceptimit tradicional,sipas te cilit nje rreze e dukshme nisej nga vete syri;por ai saktesonte se kishim te benim me nje eksitim te mjedisit qe e ndante syrin nga objekti i vrojtuar.Kjo ishte pothuajse nje teori valore!
Te gjitha shfaqet natyrore u bene objekt i mendimeve te tij.Ylberi nuk i shpetoi rregulles,sipas tij"ylberi shfaqet ne nje re kur diellin e kam pas shpine",eshte pra evidente qe ylberi eshte pasqyrimi i fluksit pamor drejt diellit.Ky pasqyrim behet mbu pikelat e rese qe sillen si pasqyra te vogla.Kjo re thoashte ai,eshte nje siperfaqe uji te zi dhe pikerisht prej saj vjen ngjyra e shiritit te pare te ylberit,sepse drita e pare neper nje lente te zeze behet e kuqe,krejt si zjarri qe vjen nga djegia e drureve te gjelber jep flake te kuqe,sepse zjarri qe eshte i shndirtshem dhe i bardhe ne vetvete eshte i perzier me nje sasi te madhe tymi.Persa i takon ngjyrave te tjera d.m.th te gjelbres dhe vjollces,sepse Aristoteli nuk shquante te tjera,nuk dihet perse keto ngjyra ne ylber vinin,sipas tij,nje zvogelim progresiv i fluksit pamor ne largesi.Pasqyrimi behej me larg per te gjelbren se per te kuqen,po ashtu per vjollcen sesa te gjelbren.Per te persosur teorine e tij,atij i hipi ne koke te shpjegoje trajten gjysmerrethore te ylberit.
Aristoteli qe i dhene pas gjeometrise,por llogaritja qe futi ne "Metereologjiken" eshte nje labirinth i erret qe nuk shton asgje ne lavdine e tij.E rendesishme mbetet se ai perfytyroi nje ylber nje dukuri optike te lidhur me rikthimin e rrezeve te drites mbi nje re shiu,kjo tashme eshte shume per te.U desh te kalonin13 shekuj,deri ne agim te mijevjecarit te dyte,qe dikush te shtynte me tej analizen.Egjyptiani Iben al Alajtan i njohur ne perendimin mesjetar me shume me emrin Alhazan,shtronte pyetjen se perse nje shkop i zhytur ne uje ngjante i thyer.Konstantimi nuk qe i ri,ai ishte bere qe prej shekujsh,Por Alhazeni propozoi nje shpjegim te ri fondamental qe per fat te keq nuk shkoi ne mendje ta zbatonte te ylberi,pjesa e zhytur e shkopit ngjante e thyer sepse rrezet e drites duke kaluar nga ajri ne uje (pra me fjale te tjera duke kaluar nga nje mjedis ne tjetrin) pesojne devijim.Kendi i devijimit shtonte Alhazeni nuk eshte ne perpjestim te drejte me kendin e renies.Ne te vertete dijetari egjiptian kishte zbuluar "perthyerjen e drites".Kjo i lejon atij te tregoje se mbremja ose muzgu i le vend nates kur Dielli eshte 19 grade poshte horizontit.
Parimisht Alhazeni mendonte se Aristoteli me perjashtim te nje pike thelbesore,nuk besonte te rrezet pamore.Duke zbatuar teorine e tij te ylberi,ai mendonte se rrezet e ardhura nga dielli kercejne nga pikat pa i pershkruar ato te tjerat,qe ylberi nuk mund te formohet nese dielli eshte me lart nga 42 grade nga horizonti,fakt qe tashme i paraprinte llogaritjes ne te ardhmen te kendit minimal te devijimit te nje pike uji.Ka mundesi qe ai te kete bere vrojtime te tjera per te cilat ne nuk do ti mesojme kurre,sepse nje pjese e madhe e vepres se tij nuk na ka arritur.Ne saje te tij u be e ditur qe ylberi vinte si rrjedhoje e nderveprimit te drites diellore me pikat e shiut dhe qe pozicionimi i diellit luan nje rol te rendesishem ne shfaqjen e dukurise.
Perparimi kundrej Aristotelit ishte real.Alhazani i kishte te gjitha idete e nevojshme,eshte pikerisht perthyerja e drites qe qendronte ne themel te dukurise se Ylberit.Ne shkollen e tij te Oxfordit ne shekullin e VIII Rouxher Beken pati lexuar veprat e Alhazanit.Ai qe me teper nje diletant i shkelqyer sesa nje shkencetar i vertete.Ai enderronte per makina fluturuese dhe aparate qe ecin ne dund te detit,por ndryshe nga cberi me vone Leonardo Da Vinci ai nuk u orvat kurre ti vendosi ne zbatim endrrat e tij.Megjithate endrrimtari nganjehere i le vendin vrojtuesit,ai ne vencati pati konstatuar qe ylberet nuk shfaqeshin vetem ne qiell,por gjithashtu ne ujin e leshuar ne nje shatervan ose nen nje perrua.Njelloj si pararendesi i tij ,Bekeni i tregonte piklat e ujit si vendodhje te dukurise,por ndonese i njihte zbulimet e Alhazanit,nuk u permend me perthyerjen e drites si nje nder shkaqet e ylberit.Harku i kuq verente ai,duket ne te gjitha rastet ne te njejtin kend.Ne te vertete me 42 grade ndaj nje drejtze te perfyturuar qe lidh diellin me syte e tij,harku vjollce duket nen nje kend pak me i vogel dhe nje kend i percaktuar vrojtimi meqenese rrezet pasqyroheshin sipas kendeve konstante.
Cilesisht ne kete menyre shpjegohet trajta rrethore e ylberit.Shkrimet e Bekenit u ndaluan,jo saktesisht per keto,por ne menyre te pergjithshme,papet e asaj epoke nuk pranonin kurrefare dhunimi te shpjegimeve biblike,por nderkaq nje prift domenikan,edhe kye "heretik",i quajtur Ditrih fon Fraiberg mori ne dore pishtarin.Ai qe i pari qe zbuloi dukurine dhe idete e Alhazanit.Nje pike e thjeshte,mendonte ai,duket te jape efekt qe jep nje re shiu.Kete ai e vertetoi ne 1304  duke perdorur nje vazo uji sferike ,duke e mbajtur  pocen ne duar,ai vuri re se ngjyra e kuqe qe vrojtonte,nuk varej vecse nga kendi 42 grade i te parit dhe jo nga largesia,per me teper nese niveli i ujit ne vazo ulej,ai shihte te shfaqesin ngjyra te njepasnjeshme te ylberit.Me kete menyre edhe ai e kuptoi se cfare ndodhte brenda saj.Rrezja e drites duke hyre pjeserisht brenda pikles ,pesonte nje perthyerje te pare,pastaj nje pasqyrim ne paretin e brendshem te pikles dhe me ne fund nje perthyerje te dyte ne daljen bga sfereza ujore.Ja se kush e shpjegonte formimin e ylberit te pare.Per sa i perket harkur dytesor ,ai formohej 11 grade siper harkut kryesor,nga kombinimi i dy perthyerjeve dhe kete rradhe i dy pasqyrimeve,gje qe shpjegon renditjen e permbysur te ngjyrave.Kjo qe e para teori e ylberit.Ajo kishte disa gabime si per shembull ne kendet e matur,por themeloren e gjeje ne te.Perthyerja e drites ne piklat e ujit komandonte dukurine.Kjo ishte megjitate empirike,asnje ligj nuk shpjegonte saktesisht trajektoren e rrezeve te drites.

No comments:

Post a Comment